SPORT, 6 Janar 2025, 16:04

Milik dëmtohet sërish, drejtori sportiv i Juventusit do me çdo kusht lojtarin e Junajtid

Milik dëmtohet sërish, drejtori sportiv i Juventusit do me çdo

Fakti që Juventusi ka nevojë për të ndërhyrë në merkato nuk është diçka e re. Xhuntoli kërkon me çdo kusht një mbrojtës, ndërsa shpresat për mos investuar te një sulmues i kishte varur tek Arkadiuzh Milik.

Ky i fundit megjithatë, e lë në baltë. Pikërisht në momentin kur pritej që të rikthehej në fushë dhe t’i jepte një mundësi më shumë Tiago Motës si zëvendës i Dushan Vlahoviçit, sulmuesi polak ndalet sërish.

Ai pësoi një dëmtim të vogël në pulpë, çka do të shtyjë edhe më shumë rikthimin e tij në fushë. Tashmë Xhuntoli ka humbur totalisht besimin te sulmuesi polak, dhe është hedhur menjëherë në sulm për të afruar Zirkzen nga Mançester Junajtidi.

Ky i fundit kërkon të largohet sa më parë nga Anglia dhe të ritakohet me ish-trajnerin e tij te Bolonja. Xhuntoli tashmë po punon për të bindur anglezët ta lënë të lirë në formë huazimi.