TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndaj Romës e pret një betejë e vështirë, por Milani për t’u ringritur duhet të kalojë me sukses këtë test. Ky është mendimi i Arrigo Sakit që ka analizuar momentin tepër zhgënjyes të kuqezinjve në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
Të kritikosh në këto momente është si të shtiesh me armë mbi Kryqin e Kuq. Milani ka humbur shpirtin e grupit që i dha titullin dhe nuk është më europian. Momente të tilla i ndodhin çdo ekipi. Ndeshjet janë si histori jete, e në 90 minuta me Interin mund të ndodhë kthesa ose të thellohet depresioni.
Si zgjidhen problemet në këto raste?
Duke i marrë me radhë, sepse nëse kërkohet zgjidhje e menjëhershme për të gjithë, atëherë nuk arrihet asgjë. Pioli ka qenë i zoti deri pak javë më parë, ndërsa tashmë duhet të bëjë psikologun.
Ju çfarë do të kishit bërë?
Do t’i kërkoj ndihmë gjithkujt. Sulmuesve të ndihmonin për t’u mbrojtur e mbrojtësve për të sulmuar. Një skuadër e shtrirë në sa më pak metra është diçka pozitive. Hapi dytë do të ishte mbyllja e hapësirave për rivalët. Duke i prishur manovrën rivalit mund të fitosh qetësi e besim për ta sulmuar. Vetëm kështu Milani do të rigjente lojën e tij.
Si e shpjegoni rënien e kuqezinjve?
Ka shumë lojtarë të rinj që herë pas herë është normale që të humbasin kontaktin me situatat. Të rinjtë përhumben shpejt, sidomos ata të Milanit, që nga gjysmë të panjohur e gjetën veten kampionë të Italisë me meritë. Fakti që edhe disa lojtarë u kthyen nga Botërori pa bateri ndikoi në rënien e skuadrës.
Pra merkatoja e verës nuk ka ndikuar aspak sipas jush?
De Ketelare është i ri dhe erdhi nga një kampionat krejt ndryshe. I duhet kohë dhe 5 muaj nuk janë mjaftueshëm, sidomos pas një akordi që e lodhi në nivel psikologjik. I njëjti diskutim për lojtarë si Adli e Vranks, ndërkohë që Origi nuk po arrin të hedhë krejtësisht pas shpine dëmtimet. Vjet Milani bënte rotacion dhe lodhja ndahej mes grupit, ndërkohë që skuadra tani tërhiqet nga të njëjtët që po ankojnë mundin e fazës së parë.
Ju çfarë do të bënit në vend të Piolit?
Recetë të sigurt nuk ka, por do të alternoja kritikat me këshilla. Pioli i njeh të gjithë dhe di si të sillet me secilin. Duhet t’i prekë në krenari e të marrë më të mirën nga të gjithë sa më shpejt.