SPORT, 3 Janar 2025, 22:23

Milani përmbys Juventusin dhe “peshkon” Interin në finalen e Superkupës së Italisë, debutim emocionues i Konsesaos

Milani përmbys Juventusin dhe “peshkon” Interin në finalen

Milani triumfoi me përmbysje 1-2 në duelin gjysmëfinal të Superkupës së Italisë ndaj Juventusit, që përkoi edhe me debutimin e trajnerit të ri të kuqezinjve, Serxho Konsesao. 

“Zonja e Vjetër” kaloi e para në avantazh me anë të Jilldiz, në minutën e 21-të.

Pjesa e parë, përfundoi me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, milanistët përmbysën gjithccka në harkun kohor të 5 minutave. 

Fillimisht ishte Pulisiç që shënoi me penallti në të  71-tën, ndërkohë që autogoli i Gatit në minutën e 76-të, i dhuroi triumfin Milanit, që në finalen e Superkupës, që do të zhvillohet në datën 6 janar, do të përballet me Interin e Simone Inzagit, që mbrëmjen e djeshme mposhti Atalantën me shifrat 2 me 0.