SPORT, 11 Shkurt 2024, 22:55

Milani merr fitore të madhe ndaj Napolit, vazhdon të mbetet në një hap me kreun

Milani merr fitore të madhe ndaj Napolit, vazhdon të mbetet në

Milani ka mposhtur Napolin në “San Siro” me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 24-të të Serie A.

Napoli e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar i pari me Giovanni Simone në minutën e 10-të.

Milani në anën tjetër në rastin e parë arriti të shënojë, kur Rafael Leao gjeti Theo Hernandesin që shënoi për 1-0.

Pas tre minutash, Leao ka mundur të shënojë, por ishte Pierluigi Golini iai që i mohoi golin me një pritje bravoroze.

Në pjesën e dytë, Napoli kishte dy momente të mira, i pari kur kërkoi penallti për lojë me dorë, ndërsa i duti me Mateo Politanon, që gjuajti jashtë.

Në anën tjetër, Milani sërish rrezikoi me Leoan, i cili gjuajti jashtë.

Napoli në minutën e 83-të, ka mundur të shënojë me Frak Anguissan, por që goditja e tij shkoi jashtë.

Me këtë fitore Milani ka 52 pikë në vendin e tretë, ndërsa Napoli ka mbetur shumë prapa me 35 pikë në vend e nëntë.