TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tami Abraham duket se ka bindur përfundimisht drejtuesit e Milanit që të ushtrojnë të drejtën e blerjes në verë, siç e parashikon edhe akordi me Romën që gëzon të njëjtën të drejtë mbi Aleksis Salmakersin.
Drejtuesit kuqezinj kanë projektuar një takim me homologët verdhekuq për të mbyllur me sukses akordin për blerjen e anglezit. Ndërkohë, në javët në vijim do të ketë edhe një takim me homologët e Torinos.
Në tryezën e bisedimeve do të jetë kartoni i Samuele Riçit, të cilin “Djalli” tentoi ta blinte që në merkaton e janarit. Kërkesa e “Demave” është për 40 milionë euro, një shifër të cilën Milani do të tentojë ta zvogëlojë, duke shtuar kartonin e ndonjë elementi nga ekipi i të rinjve.