TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani po mendon për drejtorin e ri sportiv, që ndryshe nga trajneri do të marrë më tepër kohë. Pas Ruben Amorim duhet zgjedhur edhe drejtori që kontrollon merkaton ndër të tjera.
Markus Kroshe u tregua si opsion për rolin e drejtorit sportiv. Igli Tare ka lënë vakant një pozicion shumë të rëndësishëm në këtë moment.
Kroshe është drejtor sportiv i Eintraht Frankfurt. Dhe Matias Bek si president i Frankfurt ka folur për këtë.
“Nga ana e Milanit nuk ka pasur askënd që të na ketë kontaktuar në lidhje me Markus Kroshe. Dhe ne, si komitet ekzekutiv i Eintrahtit. Pasi kemi diskutuar me Markus Krosshe, nuk kemi asnjë sinjal që të na bëjë të mendojmë se ai dëshiron të largohet nga Eintrahti përpara përfundimit të kontratës së tij në vitin 2028″, u shpreh presidenti i Frankfurtit.