TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshjet e para të 16/-tave të Champions League dhuruan emocione të mëdha. Milan mundi minimalisht Tottenhamin, në ndeshjen që përfundoi 1-0 në Milano, duke treguar tjetër fytyrë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Piolit, i cili e sheh veten në avantazh pas vetëm 6 minutash.
Një gjuajtje me të majtën e Theos nuk pritet mirë nga Forster, aty përfitoi Brahim Diaz duke realizuar disi me dhunë. Spurs u përpoqën që të reagonin me Kane me shokë, por e kishin të pamundur, me skuadrën e Contes që tashmë duhet të mendojë për ndeshjen e kthimit pas pak ditësh.
Bayern Munchen fitoi 0-1 ndaj PSG-së në Paris. Pjesa e parë u dominua nga bavarezët. Kampionët e Gjermanisë goditën 2 herë në portë, ndërsa francezët asnjëherë. Protagonist për 45 minutat e para tek të besuarit e Galtier ishte Donnarumma, me pritjet e tj.
Pjesa e dytë do fillonte me gol për djemtë e Nagelsmann, do ishte Kingley Coman që do ndëshkonte ish-skuadrën e tij nga Parisi. Francezi-26 vjeccar nuk festoi, duke respektuar kështu ekipin nga ku ka dalë.
Pavarësisht se vendasit luanin me Neymar dhe Messi, e më pas edhe Mbappe që u aktivizua nga stoli, dukej një natë jo e mirë për PSG. Gjithsesi, Kylian Mbappe do ia dilte të “tundtte rrjetën”, por goli do anulohej me VAR për pozicion jashtë loje.
Bayern Munchen do e mbyllte takimin me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq për Pavard, por asgjë për t’u shqetësuar, pasi ky ekip shkon i qetë në ndeshjen e kthimit.