TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lionel Mesi do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos kur kombëtarja e tij të mos mbërrijë te suksesi. I fundit që e ka sulmuar ka qenë legjenda braziliane Ziko, për të cilin numri 10 nuk e meriton shiritin.
“Argjentina mund të fitojë 4-0, 3-1, 6-0 dhe ai do të vazhdojë të bëjë lojën e tij. Nuk do t’i flasë askujt, nuk do t’i bërtasë askujt, nuk do të qortojë njeri. Është si një kapiten i Serisë A, që nuk flet me asnjë dhe nuk di të marrë përgjegjësi. Kjo është ajo që duhet të bëjë përfaqësuesi i një skuadre, të dalë në krye të gjërave kur ndodhin, të jetë ai që vendos topin në mes të fushës kur pëson dhe të nxisë të tijtë. S’ka personalitet, shiritin e ka vetëm sepse është Mesi, apo jo?”, përfundoi braziliani.