TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti është në shënjestrën e një ekipi tjetër italian, Monza.
Sipas “Tutomercatoweb”, ata po mendojnë për përforcimet që do të bëhen në merkaton e janarit dhe opsioni ideal është Gjimshiti.
Rikujtojmë se mbrojtësi shqiptar ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Serinë A këtë sezon për shkak të një dëmtimi.
Nuk i dihet nëse do të ketë një marrëveshje mes të dyja ekipeve pasi Atalanta i rinovoi kontratën deri në vitin 2026 marsin e kaluar.