SPORT, 25 Janar 2023, 16:28

Mediat spanjolle: Pique tradhton edhe të dashurën e re

Mediat spanjolle: Pique tradhton edhe të dashurën e re
Pique dhe Clara (majtas) dhe Julia Puig

Pasi këngëtarja Shakira së fundmi i kushtoi një këngë ndarje Gerard Piques, duket se futbollisti nuk ka në plan të qetësohet. Madje, mediat spanjolle shkruajnë se ai së fundmi ka tradhtuar të dashurën e tij të re, Clara Chia Marta, ka shkruar gazetari Jordi Martin, transmeton Marca. 

Mesa duket, Clara ka ikur nga shtëpia e Piques pak ditë më parë dhe ka shkuar të jetojë me prindërit e saj.

Edhe pse u shkrua që në fillim se ajo e bëri këtë sepse pësoi ofendime dhe presione të mëdha pasi Shakira përmendi emrin e saj në këngë dhe donte pak privatësi, duket se nuk është aspak kështu.

Mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti spanjoll e tradhtoi Claran me avokaten e re Julia Puig, e cila ishte në ekipin e Piques gjatë procesit të ndarjes me Shakiran.

Përveç kësaj, Julia është edhe kushërira e Riqui Puigit, ish-shokut të skuadrës së Pique në Barcelonë.

Historia bëri jehonë në publik dhe Julia mbylli menjëherë profilin e saj në Instagram.

Clara dhe Pique nuk janë parë bashkë në publik prej javësh.

Tradhtia me Claran qe arsyeja e ndarjes mes Piques dhe Shakiras më herët.