SPORT, 27 Janar 2023, 21:05

“Më të mirët 2022” / Nga “Topi i Artë” i Superiores, te formacioni i vitit

“Më të mirët 2022” / Nga “Topi i

FSHF organizoi mbrëmjen gala “Më të mirët 2022” për të ndarë çmimet e më të mirëve për sezonin që lamë pas.

Mbrëmja nisi me çmimin poër dy talentet e vitit, me Rosela Vasën që fitoi atë për femra, ndërsa Simon Simoni atë për meshkuj.

Më pas u morën trofetë e “Këpucës së Artë” nga Megi Doci dhe Saliu Guindo.

Juxhin Xhaja mori çmimin si “Arbitri i Vitit”, ndërsa Orges Shehi mund konkurrencën me Mirel Josën dhe Shpëtim Duron për “Trajnerin e Vitit”.

Për ta mbyllur u ndanë dhe trofetë e “Topit të Artë”, me Redon Xhixhën që fitoi atë për meshkuj, ndërsa Megi Doci fitoi atë për femra.

FITUESIT

Megi Doci fiton çmimin “Topi i Artë” për femra.

Redon Xhixha fiton çmimin “Topi i Artë”.

Vllaznia merr çmimin e veçantë për arritjen në Ligwn e Kampioneve.

Orges Shehi fiton trofeun “Trajneri i Vitit”.

Juxhin Xhaja fiton trofeun “Arbitri i Vitit”.

Saliu Guindo fiton trofeun “Këpuca e Artë”.

Megi Doci fiton trofeun “Këpuca e Artë”.

 Simon Simoni fiton trofeun “Talenti i Vitit”.

Rosela Vasa fiton çmimin ‘Talentja e Vitit”.