SPORT, 21 Nëntor 2022, 09:02

Më shumë se dyfishi i “Rusi 2018”, lojtarët e Anglisë do të përfitojnë miliona në rast triumfi në Botërorin e Katarit

Më shumë se dyfishi i “Rusi 2018”, lojtarët e

Yjet e Anglisë do të ndajnë një bonus prej 13 milionë paundësh në rast se sjellin në shtëpi trofeun e Kupës së Botës.

Federata Angleze e Futbollit ka rritur shpërblimin për kombëtaren e saj në rast se fiton trofeun e parë të Kupës së Botës që prej vitit 1966.

Bashkë me medaljet e fituesit, yjet e Garet Sauthgejtit do të arkëtojnë 500 mijë paund secili sipas “DailyMail”.

Kjo është një rritje e ndjeshme në krahasim me Botërorin e 2018-ës, kur Anglia mbërriti deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës dhe lojtarët përfituan 215 mijë paund secili.

Në total bonusi për “Katar 2022” mbërrin në 13 milionë paund, më shumë se dyfishi në krahasim me “Rusi 2018”.

Ndërkohë që bonusi për trajnerin Garet Sauthgejt nëse përsërit suksesin e Alf Ramsejt në 1966 do të jetë 3 milionë paund, po aq sa edhe rroga vjetore e tij.