SPORT, 22 Shtator 2022, 09:11

Më në fund një lajm i mirë për Juventusin, tre lojtarë priten të rikuperohen për sfidën e ardhshme

Më në fund një lajm i mirë për Juventusin, tre

Për Masimiliano Alegrin ndoshta ka ende shpresë, duke parë lajmet e ardhura dje nga infermieria.

Teksa Juventusi ka dalë i përgjysmuar në stërvitje, si rrjedhojë e mungesave të lojtarëve të kombëtareve, në “Kontinasa” janë riparë tre elementë të rëndësishëm për skemat e trajerit të Juves, për ndeshjen e radhës me Bolonjën në kampionat.

Mbrojtësi i majtë Aleks Sandro dhe dy mesfushorët Adrien Rabio e Manuel Lokateli, dje i janë bashkuar grupit, ndonëse jo me regjim të plotë.

Të tre bardhezinjtë kanë punuar pa shqetësim, por në ditët në vazhdim pritet që të rrisin gjithmonë e më shumë ngarkesën fizike, për të kapur ritmin e ndeshjeve.

Alegri do të ketë qenë jo pak i lumtur që ka riparë Sandron, Rabionë e Lokatelin, pasi ata do të jenë një alternativë e shkëlqyer për lojtarët e tjerë që mund të vijnë disi të lodhur nga ndeshjet e kombëtareve.