SPORT, 19 Nëntor 2022, 12:39

Me Italinë stadiumi plot tifozë, sot me Armeninë pak interes, ja sa bileta janë shitur deri tani

Me Italinë stadiumi plot tifozë, sot me Armeninë pak interes, ja

Ndryshe nga ndeshja me Italinë, ku stadiumi ishte plot, kjo edhe për shkak të yjeve që zbritën në fushë, në miqësoren e sotme ndaj Armenisë pritet një numër i ulët tifozësh.

Deri mesditën e sotme janë shitur 3 mijë bileta në total. Pozitiv është vetëm fakti se ka tifozë që kanë blerë paketë dy miqësoret e fundit, me Italinë dhe Armeninë. Gjithsesi, nuk parashikohet që në total numri i tifozëve të kalojë 6 mijë deri në momentin e startit të ndeshjes.

Çmimet për një biletë fillojnë nga 700 lekë të rinj deri në 12 mijë lekë të rinj. Vlen të theksohet se miqësorja Shqipëri-Armeni do të luhet sot në orën 17:30, në stadiumin “AIR Albania”.