TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Le Monde” ka publikuar fragmente nga deklarata e Paul Pogba në policinë franceze, ku mesfushori i Juventus rrëfeu tentativën për rrëmbim dhe zhvatje. “Më drejtuan armët, ishte e frikshme.”
Mesfushori aktualisht është nën mbrojtjen e policisë ndërsa ndodhet në Itali, pasi ai shërohet nga operacioni në gju dhe pesë persona janë akuzuar në Francë për tentativën e zhvatjes, përfshirë vëllain e tij të madh Mathias.
Ndërkohë që ka pasur edhe një incident në terrenin stërvitor të Juventusit në Torino, fokusi kryesor i hetimit është mbrëmja e 19 marsit 2022 në Paris.
Sipas deklaratës së tij, teksa po kthehej në hotelin e tij së bashku me një shok fëmijërie të quajtur Boubacar C, miq të tjerë të njohur si Adama C, vëllezërit Roushdane dhe Machikour K, e çuan Pogban në një apartament në Chanteloup-en-Brie.
Këtu ata e detyruan Pogban të fikte telefonin e tij dhe pak çaste më vonë dy burra hynë me kapuç dhe jelek antiplumb.
Në këtë pikë, Roushdane ‘ftoi’ Pogba-n t’u paguante atyre 13 milionë euro, përfshirë 3 milionë ë në para, për ‘mbrojtjen’ që do të merrte në të ardhmen.
“Ishte e frikshme,” citohet të ketë thënë Pogba.
“Të dy më drejtuan armët. Duke u kërcënuar kështu, u thashë se do të paguaja, por ata filluan të bërtasin: ‘Hesht, mbaj sytë ulur’.
“Një nga dy personat me kapuç i pëshpëriti në vesh Roushdane. Kur ata u larguan, Roushdane më tha se duhet të paguaja, përndryshe të gjithë ishim në rrezik”.