SPORT, 8 Janar 2025, 19:06

McKennie lë pas historitë me motrat e lojtarëve të Milanit dhe Interit, zgjedh ish-in e futbollistit të Chelseat

McKennie lë pas historitë me motrat e lojtarëve të Milanit

Përveçse një lojtar polivalent në fushë, Ueston MekKeni njihet edhe si një “bomber” i vërtetë jashtë fushe.

Futbollisti amerikan i Juventusit ka përfunduar shpeshherë në kronikat rozë për lidhjet e tij. Vite më parë bëri bujë gjatë pandemisë, teksa theu karantinën në një grumbullim të Kombëtares Amerikane, për të kaluar natën me motrën e milanistit Kristian Pulisiç. Ndërsa disa muaj më parë pati gjithashtu një histori edhe me motrën e mesfushorit të Interit, Davide Fratezi.

Së fundmi MekKeni ka përfunduar sërish në lajmet “gossip”, teksa mediat britanike raportojnë se 26-vjeçari është në një romancë me modelen dhe influencuesen ruse, Violeta Graçeva (Violetta Bert, në rrjetet sociale). Kjo e fundit është ish e dashura e futbollistit të Çelsit, Mihajlo Mudrik.

McKennie lë pas historitë me motrat e lojtarëve të Milanit