SPORT, 2 Korrik 2025, 20:23

Mbrojtësi i Kombëtares kapërcen Atlantikun, ja ku do të luajë Enea Mihaj

Mbrojtësi i Kombëtares kapërcen Atlantikun, ja ku do të

Enea Mihaj do të vazhdojë karrierën e tij në MLS. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar i Komëbtares shqiptar ka nënshkruar një kontratë me Atlanta United dhe është vetëm çështje kohe kur të njoftohet transferimi i tij.

Ish-lojtari shqiptar i PAOK-ut, pavarësisht se ishte shumë afër skuadrës turke të Samsunspor, vendosi t'i përgjigjej negativisht ofertës, duke zgjedhur ekipin e MLS-së.

Gjatë tre viteve të fundit, mbrojtësi shqiptar ka luajtur për Famalicãon në Portugali, duke u bërë një nga liderët e ekipit.