TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në të kaluarën ai ka festuar trofe të shumtë, por edhe sot që nuk është më “aq shumë brenda” Interit, çdo kupë që fiton e bën të lumtur, si të gjithë tifozët zikaltër. Masimo Morati nuk ishte në Riad, por pa dyshim e pa ndeshjen në televizor.
Një ditë pas suksesit arabik, ish-presidenti deklaroi: “Ishte një ndeshje e mrekullueshme, jo nga ato të diskutuara dhe të fituara rastësisht. Pjesa e dytë e pjesës së parë ishte e këndshme për t’u parë. Interi dominoi ndeshjen dhe kishte një hendek të madh mes dy skuadrave në fushë. Si për nga cilësia e lojës dhe përnga entuziazmi dhe gjallëria. Milani sigurisht e mori fushën me më pak forcë. Nuk e di nëse është një problem fizik apo psikologjik, por Milani është jashtë forme dhe shumë i lodhur. Mendoj gjithashtu se edhe ndalesa për Kupën e Botës ka pasur ndikim.”
Ish-presidenti ka pak dyshime kur duhet të tregojë lojtarin e ndeshjes: “Them Xheko. Në moshën 37-vjeçare ai vazhdon të luajë futboll të nivelit të lartë dhe goli i Superkupës është konfirmim i asaj që po them. Ai dominoi mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi një gol me bukuri të jashtëzakonshme, çka ukthye në simbol të kësaj fitoreje të madhe”. Sa i përket garës së titullit, rezultati i së mërkurës mund të ketë pasoja për pjesën tjetër të kampionatit. Morati shprehet i sigurt: “Është një kompeticion tjetër dhe gjithçka mund të ndodhë. Milani mund të kthehet në rrugën e duhur dhe të synojë kreun, por edhe të humbasë terren. E njëjta gjë vlen edhe për Interin. Ata kanë lojtarë fenomenalë dhe nëse do të gjenin vazhdimësi, mund të kishte parakalime në renditje. Por Napoli është ende në krye dhe me një avantazh prej dhjetë pikësh, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm përpara se të flasim për titull.” Nëse Morati do të ishte ende presidenti i Interit, ndoshta do të bënte një përpjekje për dy lojtarë të veshur kuqezi. “Sigurisht që Leao do të ishte shumë i dobishëm për Interin (qesh), si dhe Teo Hernandez. Ata janë vërtet fenomenalë”, tha 77-vjeçari.
E KALUARA DHE E TASHMJA – Një zhytje në të kaluarën është e pashmangshme kur bëhet fjalë për derbin. Morati ka të preferuarin e tij: “Nuk e harroj kurrë derbin e parë. Kisha vetëm disa javë si presidenti dhe ekipi im nuk ishte në krye. Milani filloi si favorit, sepse kishte shumë kampionë në skuadër. Pavarësisht parashikimeve kundër nesh, fituam 3-1, edhe falë gabimeve të kundërshtarëve që humbën raste të pabesueshme. A jam penduar që i kam shitur Milanit edhe Pirlon, edhe Sedorfin? Të paktën njëmijë herë (qesh)”. Nga e kaluara në të tashmen, kur zikaltrit ecin nën mbikëqyrjen e Steven Zhangut. “Është i ri, por po ia del shumë mirë. Vit pas viti Interi ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm, si ai i së mërkurës në mbrëmje. Mendoj se nuk i mungon vazhdimësia, por për këtë do të vijë koha për të dhënë komente më të thelluara. E sigurt është që Interi nuk po bën figurë të keqenë çdo turne që merr pjesë”, përfundoi Masimo Morati.