TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Që prej orës 18:00 të pasdites, tifozët nisën të hynin në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Megjithatë, interesi për këtë përballje rezultoi i ulët, me tribunat që nuk njohën fluksin e zakonshëm të tifozëve.
Për shkak të ndjeshmërisë dhe peshës politike që shoqëroi këtë sfidë, masat e sigurisë ishin më të forta krahasuar me ndeshjet e tjera. Përpara hyrjes në stadium, tifozët kaluan disa pika kontrolli, fillimisht nga shërbimet private të sigurisë dhe më pas nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Autoritetet nuk lejuan futjen në stadium të sendeve si monedha dhe çelësa, ndërsa kufizimet prekën edhe përfaqësuesit e medias. Gazetarët hasën vështirësi në ushtrimin e detyrës së tyre, pasi në tribunën e dedikuar për median nuk u lejua mbajtja e kufjeve.