SPORT, 2 Janar 2025, 19:01

Marrëveshja e arritur me pretendentët e Besës, klubi i Kukësit konfirmon largimin e stafit teknik

Marrëveshja e arritur me pretendentët e Besës, klubi i

Emiljano Çela dhe Bekim Kuli do të jenë dy “timonierët” e rinj të Besës së Kavajës. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Kukësit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Verilindorët bëjnë me dije, se klubet respektive kanë arritur marrëveshjen për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase, që këtë edicion ka objektiva madhore, për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Gjithashtu Kukësi bën me dije se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.

Njoftim i Klubit! Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbolli Besa, për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase.
FK Kukësi falënderon trajnerin Emiljano Çela dhe ndihmës trajnerin Bekim Kuli për kontributin e dhënë te skuadra jonë.
FK Kukësi njofton se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.