SPORT, 9 Dhjetor 2022, 12:14

Marota, Del Piero dhe më vonë Konte/ Zbulohet plani i bujshëm i Elkan te Juventusi

Marota, Del Piero dhe më vonë Konte/ Zbulohet plani i bujshëm i

Te Juventus është koha për një cikël të ri. Plani i Xhon Elkan për të kthyer “Zonjën” në majën e futbollit, duket se po merr formë teksa ai parashikon përfshirjen e tre figurave themelore siç janë Bepe Marota, Aleks Del Piero dhe një drejtor i zonës teknike të zgjedhur nga CEO aktual i Interit.

“Corriere dello Sport” raporton se dhe Antonio Konte, trajneri aktual i Totenhem me zor pret rikthimin “në shtëpi”.

Për sa i përket Marotës, edhe pse është duke bërë një punë të mirë tek Interi, burime për gazetën italiane janë shprehur se ai ndjehet shumë i lodhur.

Nësë flasim për Del Pieron, padyshim do të dëshironte të kthehej tek bardhezinjtë, pasi Juventus është familja e tij.

Ish-kapiteni do të ishte punësuar tashmë nga presidenti i klubit Xhanluka Ferrero, por për momentin ka urgjenca të tjera.