SPORT, 10 Dhjetor 2022, 18:01

Maroku bën histori, mposht Portugalinë dhe bëhet vendi i parë afrikan që shkon në gjysmëfinale

Maroku bën histori, mposht Portugalinë dhe bëhet vendi i

Portugalia është jashtë Botërorit të Katarit, pasi eliminohet në çerekfinale nga Maroku. Këta të fundit fituan minimalisht në Doha, me shifrat 1-0, duke u bërë vendi i parë afrikan që shkon në gjysmëfinalet e një Botërori.

Në pjesën e parë ekipi i Regragruit ishte më konkret, edhe pse nuk kishte posedimin e topit. Goli i marokenëve do vinte në fundin e fraksionit.

Një krosim fantastik i Attiat-Allah gjen En Nesyrin, me sulmuesin e njohur që kordinohet mirë me kokë, për të mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 42-të.

Maroku bën histori, mposht Portugalinë dhe bëhet vendi i

Kristiano Ronaldon nuk e mbante vendi por nuk mundi dot të bëjë asgjë, pasi e nisi sfidën nga stoli dhe u aktivizua vetëm në pjesën e dytë. Ronaldo barazoi edhe rekordin për më shumë ndeshje për një lojtar më Kombëtaren, me 196 të tilla, 

Në minutën e 63-të, goditje e bukur e Bruno Fernandes nga distanca, por sërish sfera përfundoi jashtë kuadratit të mbrojtur nga Bono.

Walid Cheddira do merrte kartonin e kuq më të ëmbël në histori në fund, pasi skuadra afrikane ia doli të korrë sukses.

Maroku bën histori, mposht Portugalinë dhe bëhet vendi i

Deri në fund shifrat do të mbeteshin të pandryshuara, me Marokun që shkon në gjysmëfinale, ndërsa Portugalia e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit.