TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në sfidën e datës 3 qershor që Shqipëria humbi përballë Izraelit, trajneri Maran dhe Luis Hasa debutuan te Kombëtarja e Shqipërisë. Tekniku italian i besoi minuta Hasës në pjesën e dytë.
22-vjeçari ishte pjesë e Karrarezes në huazim, teksa rikthehet te Napoli të cilit i përket kartoni. Sot ishte përditësimi i fundit në “transfermarkt” për mesfushorin shqiptar, që nga 3 milionë euro tashmë vlerësohet 4,5 milionë euro.
Nëse do të ishte për lojtarët e Karrarezes në Serinë B, Hasa quhet më i vlerësuari në treg. Sa i përket lojtarëve të Kombëtares mban vendin e nëntë.
Besimi te Hasa është i madh. Kujtojmë se në mars ishte FIFA që i hapi rrugë për të përfaqësuar Shqipërinë.