SPORT, 16 Nëntor 2022, 23:14

Mançini: Komplimente Shqipërisë, kanë lojtarë me kualitet

Mançini: Komplimente Shqipërisë, kanë lojtarë me

Pas miqësores Shqipëri-Itali të përfuduar me rezultatin 1-3, trajneri i axurrëve, Roberto Mançini foli në SuperSport aty ku komplimentoi skuadrën kuqezi, teksa ndër të tjera u shpreh lidhur edhe me të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonuçi.

Përshtypja për skuadrën e Rejës? “Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimente. I falenderojmë që na ftuan për këtë miqësore”.

Kush zëvendëson Bonuçn? “Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mancini.