TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ndeshje për mbylljen e Ligës së Kombeve duke u përpjekur të harrojmë zhgënjimin Botëror. Italia e Mançinit do të ndeshjet kundër Anglisë në Milano dhe me Hungarinë në Budapest.
Për këto dy ndeshje teknikut të italianëve i duhet të gjejë një zgjidhje për “rithemeluar” skuadrën, pasi përpara ka dy sfida mjaft të rëndësishme.
“Rezultati është i rëndësishëm sepse në këtë grup mund të ndodh çdo gjë. Vendosa të thërras disa të rinj për t’u bashkuar me skuadrën.
Mungesat? “Për dy ndeshje ishte e kotë të thërrisja një grup shumë të madh. Spinazzola më telefonoi për të më thënë se nuk ishte shumë mirë, por duke pasur parasysh ndeshjet e shumta që po zhvillohen, preferova të lija shumë lojtarë të mirë në shtëpi, të cilët nuk do të kishin luajtur.
Sulmi? “I vetmi që luan prej kohësh është Immobile, për pjesën tjetër është anormale që ka kaq shumë sulmues të huaj në Serinë A. Skuadrat e mëdha kanë menduar në këtë mënyrë, por shpresoj që të mos jetë një proces i pakthyeshëm dhe së shpejti të dalin 2-3 sulmues për të ardhmen e Italisë. Nuk është një problem i vogël.
Italia e re do të ndjekë diktat të sakta taktike: “Do të jetë e nevojshme të kemi të njëjtin personalitet që është gjëja më e rëndësishme, atëherë mund të luani në mënyra të ndryshme. Kemi lojtarë të gjithanshëm, por prioriteti duhet të jetë të luajmë mirë”.
Megjithatë, kalimi në 3-5-2 duket i largët: “Nuk është hipotezë që unë e flak, por duhet të ketë një motiv pas saj. Duhet të driblojmë sepse fizikisht nuk jemi shumë të fortë dhe frika ime është se me 3-5-2 skuadra shtrihet shumë”.
Dëmtimet: ” Verratti nuk ia del dot dhe ndoshta do të thërrasim Frattesin. Nuk mendoj se Tonali ka probleme të mëdha dhe ne e vlerësojmë Pellegrinin”.