SPORT, 3 Mars 2024, 17:04

Manchester United kalon në epërsi, Marcus Rashford ‘bombardon’ portën e Manchester City-t

Manchester United kalon në epërsi, Marcus Rashford

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj rivalit lokal Manchester Cityt në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 27-të.

Ndeshja nisi më mirë për Citizens që kërkuan golin e epërsisë, por ndodhi e kundërta.

Ishte minuta e tetë e takimit kur Marcsu Rashford realizoi një super gol nga distanca.

Bruno Fernandes ishte asistuesi, duke mposhtur Edersonin me një super goditje.

Dy skuadrat luajnë për objektiva të ndryshëm në këtë sezon, me atë të Guardiolës që synon titullin, ndërsa ai i Ten Hag vetëm si të kthehet në katërshen më të mirë e sigurojë pjesëmarrjen në Champions.

Ndeshja e sotme mund të jetë vendimtare për të dy këto objektiva, pasi me luftën që po bëhet në Premier Ligë për çdo pozicion, një hap i gabuar mund të rezultojë fatal për skuadrat.