TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti është shpallur kampion i Premier Ligës për të dytin vit radhazi dhe për të katërtën herë në pesë vitet e fundit dhe për herë të tetë në historinë e klubit. Katër trofe për Pep Guardiolën si trajner me "Qytetarët" (2017–18, 2018–19, 2020–21 dhe 2021-22).
Skuadra e Guardiolës arriti një fitore spektakolare me përmbysje përballë Aston Vilës, duke e kthyer rezultatin nga 0-2, në 3-2 në harkun e pesë minutave: Gyndogan 76′ dhe 81′, Rodri 78′.
Kjo fitore i dha tri pikët që i duheshin për të mbyllur një kampionat vërtet të çmendur në Angli.
Në sfidën tjetër, edhe Liverpul mori një fitore me përmbysje (3-1) ndaj Volves, por që nuk i mjaftoi për t’i dhënë titullin, pas skuadra e Aston Vila nuk mundi dot t’i merrte të paktën një pikë Sitit.

Në sfidat e tjera, Totenhemi arrityi një fitore të thellë me shifrat 0-5 përballë Noruiç, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa në Ligën e Europës do të shkojnë Arsenal dhe Mançester Junajtid.
Çelsi i vendit të tretë e mbylli me një fitore përballë Uatfordit të rënë, ndërsa Uest Hem humbi shansin për të shkuar në Ligën e Europës dhe vitin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Konferencës.
Skuadra që ra nga kategoria ishte Bërnlej, ndërsa Lids do të qëndrojë në elitë sezonin e ardhshëm, pas fitores me Brentfordin në transfertë.