SPORT, 15 Shkurt 2023, 22:41

Mançester Siti është përsëri i frikshëm, mund Arsenalin në transfertë dhe i merr kreun

Mançester Siti është përsëri i frikshëm, mund

Mançester Siti kthehet përsëri në kryesimin e Premier Ligës dhe e bën këtë duke fituar në shtëpinë e Arsenalit (1-3).

Dueli i prapambetur që mund të rezultojë vendimtar për fatin e titullit kampion, ka shkuar në favor të skuadrës së Pep Guardiolës e cila u tregua më e saktë para portës.

Fillimi i sfidës ishte i vrullshëm me rastet që nuk munguan, por goli i avantazhit i De Bryjn do të vinte vetëm falë dhuratës së mbrojtjes që e nxori të lirë para Ramsdejle me belgun i cili nuk gaboi. Barazimi do të vinte para fundit të pjesës së parë, kur Saka fitoi dhe ekzekutoi saktësisht një penallti.

Pritej një Arsenal më agresiv në fraksionin e dytë të lojës, por ishte skuadra e Guardiolës e cila kërkoi dhe gjeti golin e avantazhit, falë një aksioni perfekt të finalizuar nga Grilish. Kjo bëri që Arsenali të hidhej në sulm, por edhe të linte hapësira në prapavijë me Haland i cili i shfrytëzoi për të shënuar të tretin për skuadrën e tij, duke vulosur suksesin 3-1.

Një fitore që barazon Manchester Cityn me Arsenalin në kreun e renditjes, por me “qytetarët” që kanë avantazhin e një golavarazhi më të mirë, ndërsa “topçinjtë” kanë luajtur një ndeshje më pak.

ARSENAL-MANÇESTER SITI 1-3

Saka (p) 42′ / De Bryjn 24′, Grilish 72′, Haland 82′