SPORT, 16 Nëntor 2022, 18:39

Mançester Junajtid ndërmerr një tjetër veprim ndaj Ronaldos, klubi i heq foton portugezit nga “Old Trafford”

Mançester Junajtid ndërmerr një tjetër veprim ndaj

Mançester Junajtid dhe Kristiano Ronaldo duket se do t’i ndajnë rrugët mes njëri-tjetrit, pas intervistës së bujshme që portugezi dha disa ditë më parë për Pirs Morgan, ku akuzonte ashpër klubin anglez.

Kjo e fundit duket se do t’i prishë kontratën 37-vjeçarit, duke e lënë lojtar të lirë.

Por ky duket se nuk është i vetmi vendim i marrë në dëm të Ronaldos.

Klubi ka filluar nga puna për t’i hequr foton që Ronaldo ka në “Old Trafford”, teksa “ESPN” ka nxjerrë pamjet nga punimet në stadium.