TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erling Haland po thyen çdo rekord të mundshëm golash në Premier Ligë në vitin e tij të parë në këtë kampionat me fanellën e Mançester Sitit. Po “golat e munguar”, ata që nuk arriti të shënonte para portës, mund të jenë ata që mund të rezultojnë vendimtarë për skuadrën e tij.
Në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi një moment nga ndeshja e sotme ku Mançester Siti barazoi ndaj Notingem Forest duke rrëshqitur përsëri në vendin e dytë në renditje. Haland ishte i vetëm në zonë dhe nga një pozicion shumë i favorshëm, goditi traversën e portës kundërshtare.
Sfera u kthye përsëri në këmbët e tij, por norvegjezi në mënyrë të pabesueshme e fluturoi mbi traversë, duke dëshpëruar Pep Guardiolën i cili pa skuadrën e tij të humbte pikë të rëndësishme në rrugëtimin drejt titullit.