SPORT, 8 Tetor 2022, 23:36

Luis Suarez: Unë ende shikoj pothuajse çdo ndeshje të Barcelonës

Luis Suarez: Unë ende shikoj pothuajse çdo ndeshje të

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se do të vazhdojë ta mbështesë skuadrën pas largimit të tij.

Uruguaiani mbrojti ngjyrat blu nga viti 2014 deri në vitin 2020 përpara se të transferohej te Atletico Madrid. Këtë verë, futbollisti 35-vjeçar është rikthyer në vendlindjen e tij Nacional, ku ka nisur karrierën e tij profesionale.

“Unë vazhdoj të shikoj pothuajse të gjitha ndeshjet e Barcelonës, mbetem një mbështetës i klubit. Po, largimi im nga Barcelona ishte shumë i dhimbshëm, por e di që ky klub më ka dhënë pothuajse gjithçka që kam. Jam shumë krenar për paraqitjen time këtu, gjithmonë i jam dhënë plotësisht lojës”, citon gazetari Miguel Blasquez të ketë thënë Suarez.