TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja e tretë dhe e fundit e Luis Enrikes si trajner kundër Bajernit të Mynihut u zhvillua më 26 nëntor 2024, kur një PSG ende në kërkim të vetes pas largimit të Mbapesë u mund nga Bajerni me rezultatin 1-0.
Kim Min-jae shënoi e vetëm të takimit në “Allianz Arena” në Mynih. I njëjti vend ka hyrë tashmë në historinë e PSG-së dhe Luis Enrikes, pasi ishte në po atë stadium që pak muaj më vonë ata do të fitonin titullin e parë të Ligës së Kampioneve për klubin parizien më 31 maj, 5-0 kundër Interit.
Sonte (18:00), PSG-ja dhe Bajerni takohen në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Përtej fitores së skuadrës së Mynihut kundër francezëve në nëntor, dy përballjet e mëparshme të Luis Enrikes me Bajernin sjellin kujtime të gjysmëfinaleve legjendare në të cilat Barcelona, e udhëhequr nga trajneri asturian, eliminoi Bajernin, i cili në atë kohë stërvitej nga Pep Guardiola, në sezonin 2014-15. Në fakt, ajo gjysmëfinale Bajern-Barcelona i hapi dyert ekipit të Barçës të “Luchos” për në finalen në “Stadiumin Olimpik” të Berlinit, ku Barcelona fitoi Ligën e Kampioneve të pestë dhe, për momentin, të fundit, pasi mposhti Juventusin 3-1.
Në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të sezonit 2014-15, më 6 maj 2015, në një natë të paharrueshme, Barcelona e Luis Enrikes mundi Bajernin e Guardiolës me rezultatin 3-0, me një dopietë dhe një asist nga Leo Mesi, goli i dytë i të cilit ishte një “vepër arti”. Në ndeshjen e kthimit, Barcelona humbi 3-2 në Mynih. Pavarësisht dy golave të Nejmar (të asistuar në të dyja rastet nga Luis Suarez), Bajerni i Guardiolës fitoi falë golave të Levandovskit, tani lojtar i Barcelonës dhe Tomas Myler dhe Medi Benatia. Ishte 12 maj 2015.