TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Boshti i Bajernit vazhdon të prodhojë lojtarë të klasit botëror, të cilët nuk janë në gjendje të vendosin vetëm fatet në kompeticionet europiane, por edhe ato botërore.
Ekipi i Nagelsman ka numrin më të lartë të lojtarëve në Kupën e Botës me 17. 7 janë lojtarët në radhët e përfaqësues së Flikut, por nuk mugon as “kolonia” franceze me Upamekano-Koman-Pavar-Hernandez.
Pas rekordmenëve gjermanë shfaqet Barcelona me 16 të tillë, e ndjekur nga Mançester Siti. Surpriza e vërtetë vjen poshtë podiumit, aty ku Al Sad mban vendin e 4.
“Djajtë” e Ten Hag do të duhet të kënaqen vetëm me vendin e 5-të, e përkthyer me 14, një më shumë se Reali pasues.
Në këtë listë shfaqet edhe Çelsi i Poter (13), i pasur nga Al Hilal dhe Totenhem, respektivisht me 12 dhe 11 futbollistë. 10-shja mbyllet nga “Princërit” e Francës, PSG (11 lojtarë).