SPORT, 16 Tetor 2022, 19:39

Liverpuli mposht Mançester Sitin, vendos Salah

Liverpuli mposht Mançester Sitin, vendos Salah

Liverpuli ka arritur të rikthehet më në fund te fitorja në kampionat, duke mundur brenda në shtëpi Mançester Sitin, me rezultatin 1-0.

Një fitore e madhe për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klop, që e bën sërish të shpresojë për më shumë në kampionat.

Ishte Mohamed Salah, ai i cili vendosi fatin e këtij takimi, me anë të një goli në minutën e 76-të. Në minutën e 53-të VAR-i anuloi golin e Mançester Sitit të shënuar nga Foden.

Kështu Liverpuli ngjitet në vendin e tetë momentalisht me 13 pikë, ndërsa Mançester Siti qëndron në vendin e dytë me 23 pikë, katër pikë larg Arsenalit kryesues.