TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bomberi kavajas, Sokol Cikalleshi rrëmbeu skenën ditën e sotme, teksa realizoi dopietë në triumfin 2-0 që skuadra e tij Al Khalej arriti në shtëpi ndaj Damac.
Sulmuesi shqiptar, tundi rrjetën në minutat 32 dhe 45, duke u ngjitur në kuotën e 5 golave në kampionat.
Falë dopietës së realizuar, Cikalleshi ka kapur në renditjen e golashënuesve Kristiano Ronaldon, teksa janë “kokë më kokë” së bashku për sa i përket realizimeve deri në këtë fazë të kampionatit. I vetmi avantazh i Ronaldos është se ka regjistruar 1 asist më shumë.
Me 5 golat e shënuar dhe 1 asisit të dhënë deri më tani, Cikalleshi është kthyer në një pikë kyçe të Al Khalejit.
32-vjeçari ka marrë pjesë në 6 prej golave të shënuar prej skuadrës, që përkthehet ndryshe në gjysmën e golave deri tani në kampionat, ku në total Al Khalej ka gjetur 13 herë rrugën e rrjetës, ndër të cilët 5 mbajnë autorësinë e Cikalleshit.
View this post on Instagram