TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja shqiptare nuk di të fitojë edhe kur është në avantazh.
Shqipëria e pëson përsëri në fund, duke e mbyllur 1-1 ndaj Islandës në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, në ndeshjen përmbyllëse të Ligës së Kombeve, Liga B.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 35-të. Ishte Ermir Lenjani ai që realizoi pas një gjuajtje të bukur me kokë. Duhet vlerësuar edhe pasimi perfekt i Uzunit. Goli ishte produkt i lojës së mirë së kuqezinjve, nisur edhe nga fakti që ishin në epërsi numerike, pasi Islanda që nga minuta e 11-të luajti me 10 lojtarë.
(Goli i Shqipërisë: Lenjani 35')
Gunnarsson doli nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Uzunit. Ky episod pas ndërhyrjes së VAR. Kuqezinjtë luajtën mirë edhe në pjesën e dytë, duke kërkuar me ngulm golin, por nuk ia dolën dot. Plot 14 goditje nga këndi për ekipin tonë kombëtar, por nuk ishte e thënë të shënohej më. Dhe në aksionin e fundit është Islanda që ndëshkon me Anderson (96').
(Goli i Islandës: Anderson 90+6')
Asnjë fitore për Shqipërinë në grup, duke e mbyllur aventurën në Ligën e Kombeve me vetëm 2 pikë.