TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi ka zhgënjyer përsëri në arenën ndërkombëtare, duke u ndalur sot me një barazim 1-1 në fushën e vet përballë Nantës në takimin e parë play-off të Ligës së Europës.
Bardhezinjtë kërkonin një fitore në turneun të cilit i kanë dhënë rëndësi pasi mund të jetë rruga e tyre e vetme drejt Ligës së Kampioneve dhe ia dolën të shënon shpejt me Vlahoviç. Por më pas ata shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi, ndërsa miqtë ia dolën të barazonin shifrat me një kundërsulm perfekt.
Juventusi më pas ishte edhe pa fat, pasi goditi traversën e shtyllën e portës së Nantës. Në fund, bardhezinjtë pretenduan për një penallti për prekje topi me dorë në zonë, por gjyqtari vendosi të jepte faull në sulm. Kështu, skuadrës së Alegrit i duhet një fitore në transfertë nëse synon të kalojë në fazën tjetër.
REZULTATET
JUVENTUS 1-1 NANTË
13′ Vlahoviç / 60′ Blas
BAYER LEVERKUSEN 2-3 MONAKO
48′ Diabi, 59′ Virtz / 10′ Embolo, 74′ Diata, 90’+2′ Disasi
SEVILJA 3-0 PSV
45’+2′ En Nesiri, 50′ Okampos, 55′ Gudelj
SPORTING LISBONË 1-1 MIDTJYLLAND
90’+4′ Koates / 77′ Ashur