SPORT, 20 Tetor 2022, 21:05

Liga e Europës/ Arsenalit i mjafton Granit Xhaka, mund PSV-në në ndeshjen e prapambetur

Liga e Europës/ Arsenalit i mjafton Granit Xhaka, mund PSV-në në

Arsenali ka arritur të triumfojë 1-0 përballë PSV-së në ndeshjen e prapambetur të Ligës së Europës, e cila nuk u luajt në ditën e caktuar për shkak të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Një gol nga Granit Xhaka në minutën e 71’ i mjaftoi skuadrës së Artetës për të marrë fitoren e tretë në grupin A dhe për të udhëhequr me pikë të plota.

Në ndeshjen e radhës “Topçinjtë” do të ndeshen sërish kundër PSV-së, kësaj radhe në transfertë.