SPORT, 21 Qershor 2026, 19:46

Leo Messi pret flokët, De Paul kontrollon, misioni i pamundur për të shpëtuar nga ‘truproja’!

Leo Messi pret flokët, De Paul kontrollon, misioni i pamundur për

Lionel Messi ka vendosur të bëjë një prerje flokësh “të freskët” përpara ndeshjes së nesërme, por në foton e publikuar, detaji që bie më shumë në sy nuk është stili i ri i “Pleshtit”.

Aty, si gjithmonë, si një hije besnike që nuk njeh pushim, shfaqet Rodrigo De Paul.

Duket se për De Paul, roli i “truprojës” nuk është thjesht një punë në fushën e lojës, por një mision 24-orësh. Edhe në sallonin e parukerisë, teksa Messi është ulur për t’u qethur, Rodrigo qëndron aty, gati për t’u siguruar që asnjë qime floku nuk do të bjerë mbi shpatullat e kapitenit pa miratimin e tij.

Tifozët po bëjnë shaka në rrjetet sociale: “Nëse Messi vendos të ndërrojë stilin, De Paul me siguri do t’i kërkojë berberit t’ia presë flokët edhe atij, vetëm që të duken njësoj”.

Nëse dikush mendonte se De Paul do t’i ndahej Messi-t të paktën kur ai është te berberi, e ka pasur gabim. Nëse nesër Messi shënon gol, mos u çudisni nëse De Paul do të jetë i pari që do t’ia rregullojë flokët për të festuar!

Leo Messi pret flokët, De Paul kontrollon, misioni i pamundur për