SPORT, 18 Janar 2026, 15:10

Lecce rinovon kontratën me Ylber Ramadanin

Lecce rinovon kontratën me Ylber Ramadanin

Ylber Ramadani do të vijojë të jetë pjesë e Lecces të paktën deri në vitin 2027.

Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, klubi ka vendosur të aktivizojë opsionin për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër.

Në fund të edicionit të kaluar, e ardhmja e mesfushorit shqiptar dukej e pasigurt për shkak të humbjes së statusit si titullar.

Situata ka ndryshuar ndjeshëm gjatë pjesës së parë të këtij sezoni. Paraqitjet e fundit kanë bindur drejtuesit e klubit për rëndësinë e tij.

Ramadani renditet si lojtari me më shumë kilometra të përshkuara në Serinë A. Ai iu bashkua Lecces në vitin 2023 nga Aberdeen dhe tashmë konsiderohet sërish element kyç i mesfushës.