SPORT, 9 Maj 2024, 17:53

Lazio mes Provedel dhe Mandas, gjithçka do të varet nga merkato e verës

Lazio mes Provedel dhe Mandas, gjithçka do të varet nga merkato e

Merkato e verës është në prag dhe te Lazio ende nuk kanë vendosur se cili do të jetë gardiani kryesor për sezonin e ardhshëm. Me dëmtimin e Provedel, Mandas i cili u bashkua me Lazio-n verën e shkuar për 750 mijë euro, mbrojti portën e ekipit në të gjitha ndeshjet e mëdha të dy muajve të fundit, duke duke numëruar katër porta të paprekura.

Çmimi i tij është rritur, ndërsa momentalisht ka kontratë deri në 2028-ën nga e cila fiton rreth 200 mijë euro në vit, por së shpejti do të ketë një takim me Lazio-n për të përcaktuar kushtet e kontratës si dhe të ardhmen e tij. Fati i Mandas është padyshim i lidhur me atë të Provedel. Nga Premier League, Manchester United e ka monitoruar prej disa kohësh italianin dhe në verë pritet të vihen në lëvizje për të siguruar kartonin e tij.

Nëse Lazio do të merrte oferta që variojnë nga 25-30 milionë euro, ai mund të sakrifikohej dhe sigurisht që klubi italian do të mbështetej te 22-vjeçari grek. Juventus-i është gjithashtu duke e ndjekur me shumë interes Provedel dhe do të vihej në lëvizje për të, nëse nuk arrin të marrë Di Gregorio-n nga Monza. Në këto rrethana fokusi i Lazio-s për sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të jetë Mandas, sigurisht nëse edhe për të nuk merr ndonjë ofertë tunduese, pasi pritjet e realizuara në ndeshjet e fundit nuk u kanë shpëtuar skuadrave të tjera të Serie A.