TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka lëshuar një tjetër nga ato të tijat me të mbërritur në Seuta për ndeshjen e 1/8-ave të finaleve në Kupën e Mbretit.
Suksesi ndaj Realit në finalen e Superkupës së Spanjës e ka çuar në delir numrin një të klubit katalanas, i cili e ka cilësuar si një art atë çfarë po shfaq skuadra e Ksavit në këto momente. Deklarata e tij ka ardhur gjatë një ceremonie pritjeje që Bashkia e Seutës i rezervoi delegacionit të Barcelonës.
“Jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës. Të them të drejtën ndihem krenar për përgëzimet që kanë ardhur në adresë të skuadrës pas fitimit të Superkupës së Spanjës. Të gjithë po na njohin meritat, jo vetëm për fitoren, por mbi të gjitha për mënyrën se si po luajmë futboll. Ndonjëherë më duket sikur po bëjmë art”, tha ai nga Afrika.