SPORT, 4 Janar 2025, 14:31

Lajm i keq për Blutë e Londrës, lojtari i Chelseat humb sezonin

Lajm i keq për Blutë e Londrës, lojtari i Chelseat humb sezonin

Wesley Fofana ka humbur sezonin me Chelsean për shkak dëmtimi. Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i Bluve të Londrës, Enzo Maresca, në konferencë për shtyp.

“Fatkeqësisht ai mund të jetë jashtë sezonit. Nuk e dimë saktësisht, por ai mund të jetë jashtë për një pjesë të sezonit. Sa herë që më pyesni për Wes, kam thënë shumë herë se jam i dashuruar me Wes”.

“Ishte përditësimi i parë dhe informacioni i parë që patëm, por duke pasur një provë, kuptuam se ishte më e keqja nga sa mendonim në fillim. Është rëndë dhe për fat të keq, do ta humbasim për një kohë”.