SPORT, 13 Tetor 2022, 11:39

Lajm i bujshëm nga Italia/ Dritan Dervishi gradohet trajner në Serinë A

Lajm i bujshëm nga Italia/ Dritan Dervishi gradohet trajner në

Hellas Verona është në kërkim të një trajneri pas largimit të Gabriele Ciofit, aludimet në Itali janë të shumta për pasardhësin e tij. 

Emri që përflitej ishte ai i Salvatore Boçetit, i cili është trajneri i të rinjve të Veronës për momentin, por duket se ish-futbollisti i Milanit ende nuk e ka marrë licencën për të drejtuar një skuadër profesioniste, siç raporton “Hellas Live”.

Gjithsesi veronezët duket se e kanë gjetur zgjidhjen brenda familjes për këtë situatë. Bëhet fjalë për ish-drejtorin sportiv i Partizanit dhe Kukësit, Dirtan Dervishi që prej vitesh ka qenë bashkëpunëtor teknik i presidentit të Veronës, si dhe ka pasur funksionin e skautit te klubi i Serisë A.

Shqiptari zotëron dhe licencën e UEFA Pro dhe mund të regjistrohet si trajneri i parë i klubit të Serisë A.  Dervishi ka përfunduar me sukses para disa vitesh trajnimin e duhur për trajner në Shqipëri. Në të ardhmen pritet të mësohet me mjaft kuriozitet për fatet e trajnerit të ri të Veronës.