TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona dhe La Liga në Spanjë janë përfshirë në një tjetër betejë mes tyre ku në qendër të vëmendjes është talenti i katalanasve, Gavi.
Klubi katalanas i kishte dërguar një kërkesë ligës spanjolle për të vlerësuar kontratën e re të Gavit dhe për të dhënë dritën jeshile për federimin e tij në merkaton e janarit si pjesëtar të ekipit të parë të Barcelonës, si dhe me kushtet e reja financiare.
Por përtej shpresave të Barçës për të federuar kontratën e re të Gavit, përgjigjja nga La Liga ka qenë negative.
Nga letërkëmbimi mes La Ligës dhe Barcelonës, ajo i ka bërë me dije klubit katalanas dhe kushtet ekonomiko-financiare të Barçës nuk i mundësojnë asaj federimin e kontratës së re të Gavit.
Për rrjedhojë, Gavi do të vazhdojë të trajtohet me të njëjtat kushte financiare deri më 30 qershor, me shpresën se nga ushtrimi financiar i Barçës, klubi do të marrë dritën jeshile nga La Liga për të proceduar.
Regjistrimi i Gavit ishte një nga prioritetet që Barça kishte vendosur për këtë merkato të janarit.