SPORT, 18 Shtator 2022, 22:47

“Kura Berluksoni funksionon”, presidenti i Monzës merr meritat e suksesit historik ndaj Juventusit

“Kura Berluksoni funksionon”, presidenti i Monzës merr meritat

Monza ka regjistruar fitoren e parë në Serinë A dhe e ka arritur atë kundër Juventusit (1-0), duke regjistruar një nga rezultatet më të bujshme të këtij sezoni. Një fitore që ka ardhur pak ditë pasi Monza ndërroi trajner pasi Silvio Berluskoni mendonte se i mëparshmi nuk po udhëzonte lojtarët siç duhej në fushën e lojës.

Pikërisht Berluskoni ishte ai që komentoi suksesin e sotëm dhe për “Tele Lombardia” nuk ngurroi të merrte meritat për këtë rezultat historik të skuadrës së tij.

“Kjo Monzë ka potencial të madh, të cilën në javët e para nuk e kishte shprehur për shkak të një moduli loje të gabuar. Të mundësh Juventusin është mënyra më e mirë për të filluar një rrugëtim të ri. Mund të them se 'kura Berluskoni' funksionon plotësisht”, ishin fjalët e presidentit të Monzës.