SPORT, 1 Mars 2023, 09:26

KUPA E SHQIPËRISË/ Spikat supersfida Vllaznia-Partizani, ja dy duelet çerekfinale të ditës së sotme

KUPA E SHQIPËRISË/ Spikat supersfida Vllaznia-Partizani, ja dy duelet

Kupa e Shqipërisë luan dy ndeshjet e radhës çerekfinale, me katër skuadra që zbresin në fushë për fitore.

Në orën 17:00 spikat supersfida Vllaznia-Partizani. Të dyja ekipet e kërkojnë këtë trofe dhe në “Loro Boriçi” do të bëhet çmos për të marrë një rezultat pozitiv, në mënyrë që të jenë më të sigurt për ndeshjen e kthimit.

Po në këtë orë, Teuta pret në “Niko Dovana” Kukësin. Edhe këto dy skuadra gjithashtu kërkojnë që të ngrenë trofeun në mënyrë që të sigurojnë një vend në Kupat Europiane.

NDESHJET:

VLLAZNIA – PARTIZANI 17:00

TEUTA – KUKËSI 17:00.