TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompeticioni i Kupës së Shqipërisë ka zhvilluar gjashtë nga tetë ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale. Në përballjet e dyta, Kukësi, Tirana, Partizani dhe Laçi kanë bërë detyrën, duke fituar ndeshjet respektive. Më tej kalojnë edhe Egnatia dhe Kastrioti, me skuadrat e Kategorisë së Parë që nuk kanë qenë në nivelin e duhur për të konkurruar ato elitare.
Në “Selman Stërmasi”, Tirana fitoi 1-0 me Lushnjën falë golit të Regi Lushkjas në minutën e 59. Në “Kompleksin Partizani”, vendasit fituan 3-0 me Korabin. Golat për Partizanin u shënuan nga Sota, da Silva dhe Hoti. Kukësi fitoi pa vështirësi 5-0 me Apoloninë falë golave të Peposhit, Barbosës, Berishës dhe dopietës së Domit.
Në Laç, vendasit mundën 2-1 Tomorin falë golave të Bibës dhe Mytos. Egnatia barazoi 1-1 me Skënderbeun, me rrogozhinasit që kalojnë më tej falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë. Kastrioti barazoi 0-0 me Dinamon, me krutanët që kualifikohen për më tej falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Nesër luhen dy duelet e mbetura, Vllaznia – Bylis dhe Teuta – Erzeni.
Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, rezultatet:
E enjte, 13:00
Egnatia 1-1 Skënderbeu (1-0)
Kastrioti 0-0 Dinamo (3-1)
Tirana 1-0 Lushnja (3-0)
Kukësi 5-0 Apolonia (0-0)
Laçi 2-1 Tomori (3-1)
Partizani 3-0 Korabi (3-1)
E premte, 13:00
Vllaznia – Bylis (2-0)
Teuta – Erzeni (1-1)
*në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para.