SPORT, 25 Shtator 2022, 18:08

Kupa e Shqipërisë/ Apolonia mposht Besëlidhjen, fierakët një hap larg kalimit në turin tjetër

Kupa e Shqipërisë/ Apolonia mposht Besëlidhjen, fierakët

Ditën e sotme është luajtur ndeshja mes Besëlidhjes dhe Apolonisë, takim i vlefshëm për turin 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë.

Takimi u luajt në Lezhe dhe përfundoi në favorin e skuadrës fierake, me këto të fundit që triumfuan me rezultat minimal 1-0, k goli i Antonit do të ishte vendimtar në këtë takim.

Me këtë fitore fierakët duket se hedhin një hap drejt kalimit në turin tjetër, pasi triumfuan në transfertë dhe në shtëpinë e tyre nuk pritet të ketë surpriza.