TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Juventus-Lacio sot do të jetë radha e Fiorentina-Atalanta, për të luajtur gjysmëfinalen e parë mes tyre.
Për vjollcët ky është viti i tretë radhazi që arrijnë në gjysmëfinale, ndërsa për bergamaskët e Berat Gjimshitit një mundësi e artë për të fituar Kupën e Italisë, pas formës fantastike që kanë rigjetur në këtë fazë të dytë.
Kjo do të jetë hera e dytë për të dyja këto skuadra që përballen mes tyre në këtë raund të Kupës së Italisë, pas edicionit 2018-2019. Në atë sezon, ato që kaluan në finale ishte Atalanta, e cila pas barazimit spektakolar 3-3 në Firence arritën që të fitojnë 2-1 në Bergamo dhe të presin biletën për në finale, ndonëse në fund do të dorëzoheshin përballë Lacios.